REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Intervista pikante me Plakun: Mrekullia e Kamzës dhe plani për fëmijët

6 Dhjetor 2017 21:35

U largua në momentin e tij më të mirë nga Skënderbeu, por prapë tregoi respekt ndaj fanellës bardhëkuqe në momentin që barazoi në takimin që u luajt dy javë më parë në Korçë. Sebino Plaku është një nga lojtarët që gëzon respekt të plotë në qytetin juglindor, edhe pse nuk është pjesë e skuadrës.

Por, ai i përket Kamzës, ekip që deri pak ditë më parë askush nuk mund ta besonte se me meritë do të gjendej në vendin e dytë të tabelës së renditjes pikërisht pas ndeshjes së 13 në kampionat. Falë golave të Plakut, Kamza ndodhet këtu, por edhe Plaku falë Kamzës. Marrëdhënie e ndërsielltë që po rezulton e suksesshme për një lojtar që nuk ka luajtur vetëm brenda Shqipërisë.

I intervistuar nga Eduasportin.com shtatshkurtri rrëfen Kamzën, Skënderbeun dhe familjen. Dëshiron 11 fëmijë, një skuadër futbolli, ndërsa nuk tregon se deri kur mund të jetë në fushë, por i beson aftësive se mund të qëndrojë gjatë në elitë.

Pesë gola, sa premtoni deri në fund të kampionatit?

Të them të drejtën nuk kam premtime për gola. E rëndësishme është të jenë deçiziv për ekipin tim.

E nisët me një skuadër që pretendonte qëndrimin në kategori, tani jeni në vendin e dytë...

Ashtu është, i kemi kaluar pritshmëritë, por kjo është e bukura e futbollit që është i pa parashikuar. Shpresojmë të kemi korrektësi nga drejtuesit dhe kjo do të ndikojë për mirë në ambientin sportiv, dhe do na bëjë të kemi akoma më tepër motiv. Jemi të uritur dhe grupi është kompakt.

Skënderbeu, asnjëherë nuk e keni përmendur arsyen e largimit dhe personin që iu detyroi të flisnit në facebook, si asnjëherë tjetër...

Shkëputja nga Skënderbeu, kam folur për të, në atë mënyrë që njerëzit ta kuptojnë pse vendosa të bëj atë lëvizje.

Keni luajtur me shumë skuadra, cila është më e veçanta për ju?

Më e veçanta është ajo që kam kaluar më tepër kohë dhe periudhën më të mirë. Domethënë Skënderbeu.

Ku keni planifikuar se do e mbyllni karrierën dhe pse me këtë skuadër?

Ahh po shkon shumë thellë (qesh).

Për sa vite mendon se do  jesh në fushë?

Ende nuk e kam të qartë në kokën time... Por, shpresoj diku jashtë Shqipërisë. Nuk i kam vënë objektiv se sa, sepse varet nga fati, por mënyra se si stërvitem dhe se si jetoj, tregon se mund të luaj gjatë.

Ka Sebino ndonjë peng nga futbolli?

Mendoj se s’kam pengje... Sepse mendoj që çdo gjë ndodh për një arsye.

Keni një djalë, e sa fëmijë të tjerë ke planifikuar të kesh?

Shpresoj të kem një ekip futbolli, domethënë 11 (qesh). Sa më shumë dua të them.

A do futen ata në fushën e futbollit?

Nuk e dimë ç’na sjell jeta. Por shpresoj të kenë një të ardhme të lidhur dhe me sportin, sepse sporti çfarë do qoftë ai, është një mënyrë jetese shumë e mirë dhe e shëndetshme. Dhe, mendoj që është dhe një profesion Hallall, ose me djersën e ballit.

Kur ta mbyllni, do të bëheni trajner, menaxher apo diçka jashtë futbollit?

Ende nuk e di, por gjithë kjo eksperiencë do më shërbejë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e United të mahnitur që Arsenali ka rënë dakort

Gjithçka “OK” për shkëmbimin Sanchez-Mkhitaryan

21 Janar 2018 00:11

Më në fund “pazëlli” është plotësuar, shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan tashmë është bërë realitet. Kiliani bashkohet me Manchester United, ndërsa armeni me Arsenalin.

MKKHITARYAN - Henrikh ka pranuar transferimin nga Manchester United tek Arsenali, duke realizuar shkëmbimin. Mesfushori 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore të dielën dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Kohëzgjatja e marrëveshjes me "Topçinjtë" dhe paga e tij ende nuk dihen.

SANCHEZ - Ardhja e Mkhitaryan-it ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t'i dhënë dritën jeshile kalimit të Alexis Sanchez-it tek “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi, që në fund të qershorit i përfundonte kontrata me “Topçinjtë”, dukej i destinuar për t’u bashkuar me Manchester City-n, por përfshirja e Mourinho-s bëri që ai të përfundojë në “Old Trafford”. Si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan nuk ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse në ndeshjet që skuadrat zhvilluan të shtunën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy sportistët e mbyllën vitin 2017 me medalje në arenën ndërkombëtare

Smajlaj dhe Qerimaj, nderohen me çmimin "Krenaria e Shkodrës"

20 Janar 2018 23:49

Atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë nderuar mbrëmjen e sotme me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës” në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme, pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Në 2017 Smajlaj u shpall kampionin i Evropës në atletikë, ndërsa Qerimaj nënkampion i Evropës në peshëngritje.

Peshëngritësi u shfaq i lumtur për këtë vlerësim që i bëhet nga qyteti i tij, teksa theksoi, se në vitin 2018 do të punojë edhe më fort për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Sonte mora çmimin “Krenaria e Shkodrës” për rezultate me medalje në vitin 2017. Shpresoj, që edhe në 2018 të ngrejë flamurin lart në Evropianin që zhvillohet ne Tiranë në mars”, shkruan Qerimaj në “Facebook”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për të

Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

20 Janar 2018 23:19

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N'Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fjalët e mira nuk mungojnë për Sarri-n

Capello: Rafinha? Inter nuk ka shumë kohë për të

20 Janar 2018 23:16

Fabio Capello po vazhdon karrierën e tij si trajner te skuadra kineze e Jiangsu Suning. Por ai e ndjek me vëmendje edhe kampionatin italian. Capello flet për prurjen më të fundit tek Interi, Rafinha, si edhe takimin Atalanta-Napoli.

“Rafinha është një futbollist që ka cilësi, por vjen pas një dëmtimi. Le t’i japim kohë, por Interi nuk ka shumë. Në atë pozicion, mund t’i japë shumë zikaltërve. Mendoj se i duhen tri takime të vërteta. Futbolli italian, krahasuar me atë spanjoll është shumë ndryshe. Por nëse është blerë, ka garanci për të”, tha italiani.

Në lidhje me sfidën midis Atalanta-s dhe Napolit, ai u shpreh: “

Sarri është një trajner inteligjent, bëri një mrekulli vitin e shkuar. E kuptoi që duhej të rrezikonte, ndërtoi një ekip të mirë, të aftë me presionin që bën. Për Napolin mund të jetë një sfidë me rëndësi”, përfundoi Capello.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment