Inzaghi: Duhet një ndeshje e madhe ndaj Milanit

27 Janar 2018

Lajmi i parë është se Ciro Immobile nuk do të luajë në “San Siro” kundër Milanit. Këtë e pohoi vetë trajneri i Lazio-s Simone Inzaghi në konferencën para sfidës. “Është e kotë që ta rrezikojmë atë me kaq shumë ndeshje përpara. Ne do ta kemi të mërkurën në gjendjen e tij më të mirë. Unë në kokën time kam shumë dyshime sa i përket formacionit. Milani? Nëse i analizojmë lojtar për lojtar, vetëm Juventusi ndoshta ka cilësi më të mira”, tha tekniku i bardhekaltërve.

Lazio nuk fiton në Serie A në “Meazza” kundër kuqezinjve që prej vitit 1989. “Milani e ka kuptuar se çfarë kërkon tekniku, Ne po flasim për një ekip të një niveli shumë të lartë, me shumë futbollistë, që konkurron këdo në këtë kampionat. I është dashur që të lodhet më shumë se sa skuadrat e tjera që të integrojë të rinjtë. Për të fituar në ‘San Siro’ do të duhet që të japim shumë, unë dua një ekip të uritur”, përfundoi Inzaghi.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan