Isco nuk duron dot më, kërkon largimin nga Reali

Lojtari i kombëtares së Spanjës Isco po mendon largimin nga Real Madridi. Futbollisti nuk po ndihet i vlerësuar te ‘galaktikët” dhe i ka kërkuar menaxherit të tij të nisë nga puna për të gjetur një skuadër të re, që realisht e vlerëson talentin e tij.

Ardhja e trajnerit të ri, Santiago solari e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën për mesfushorin fantazist.

Në pesë takimet e fundit ai është lënë në stol e sigurisht që kjo e ka mërzitur së tepërmi.

Spanjollja “Don Balon” shkruan se lojtari është një nga të sakrifikuarit e teknikut argjentinas, i cili synon që të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër.

Isco nuk ka në plan që të ndryshojë mendje. Në një bisedë që ai pati me kapitenin e ekipit Sergio Ramos, i tha këtij të fundit se nuk e shikon më veten te reali. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera