Ish-drejtori i klubit, Valdano këshillon Realin: Nevojitet një mesfushor i ri

19 Shtator 2019

Ish-drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano ka thënë se klubit mbretëror duhet të blejë përsëri lojtar në afatin kalimtar të janarit.

Reali nuk po kalon në formë të mirë këtë fillim sezon në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Forma e tyre e dobët ka bërë që edhe ish-drejtori Valdano të reagoj pas humbjes 3-0 në Ligën e Kampionëve nga PSG.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Jorge Valdanos

“Është e qartë se ata po humbasin përforcime që do të kalojnë Real Madridin në një nivel tjetër”, ka thënë fillimisht Valdano.

“Ne prisnim më shumë përforcime në Real Madrid, veçanërisht në qendër të fushës”.

“Real Madridi ka lojtarët, por ata shumë rrallë e testuan PSG-në”, përfundoi ish-drejtori i Los Blancos. /Telegrafi/

www.telegrafi.com