Ish e dashura e Lingard, provokon me fotot e saj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Mars 2018 16:34

Sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard, me siguri është penduar teksa ka parë fotot e fundit të Jena Frumes. Vajza super sexy është ish e dashura e lojtarit të “Djajve të Kuq”, dhe në fotot e fundit shfaqet tejet provokuese me mikeshat e saj. Sy mahnitës, forma për t’u pasur zili, bukuroshja është frekuentuese e rregullt e palestrës. E vetëdijshme për fizikun që zotëron, Jena nuk ngurron të kënaqë ndjekësit e saj, duke postuar foto të “nxehta” nga plazhi, ku duket se e shijon në maksimum detin dhe diellin. Modelja amerikane ka plot 3 milionë followers në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo është diplomuar në një universitet në Kaliforni për Teatër dhe Kërcim, teksa për momentin po jaton në Los Angeles, ku po vazhdon karrierën e saj si modele. 24-vjeçarja ka qenë e lidhur për disa kohë me mesfushorin anglez, por nuk i dihet nëse e ka ndjekur ndonjëherë live Lingard, pasi nuk është fotografuar asnjëherë në “Old Trafford”. Gjithsesi prej së largëti ajo e ka mbështetur ish të dashurin e saj, pasi po të kërkosh në fotot në Instagram, sheh edhe foto me fanellën e Manchester United. Ccifti mendohet se është ndarë pas Krishtilindjeve të vitit 2017, kur në atë kohë në media qarkulloi lajmi se Lingard e kishte tradhtuar. Megjithatë Jena duket shumë e lumtur me jetën e saj. /EDS/

 

 

Becca Edwards, të lë pa frymë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 16:44

Becca Edwards, është një nga divat më seksi që linjat e ndryshme të veshjeve të brendshme. Modelja britanike, ka zgjedhur që të jetojë dhe vazhdojë karrierën e saj në Australi që nga viti 2014-të. 26-vjeçarja mori famë nga spektakli “Ex on the beach” në versionin anglez, vitin që kaloi (2017-të). Sportmediaset i ka kushtuar një artikull të shkurtër bukuroshes me titullin “ Beça Edëards, të lë pa frymë”. Mbase me të drejtë, pasi mjafton që të shikoni fotot e saj dhe me siguri do të jeni dakord edhe ju me këtë përshkrim.

Ajo është tejet seksi dhe ka një sensualitet që natyrisht, për atë është përzgjedhur si një nga modelet më të suksesshme të bikinit. Becca ka 431 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk nguron që të postojë foto të ndryshme nga jeta e saj, veçanërisht nuk mungojnë ato me të brendshme. /EDS/

Immobile shfaqet romantik nëpër rrugët e Milanos...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 13:33

Ciro Immobile është fotografuar në Milano me bashkëshorten e tij teksa kanë dalë për të bërë edhe shopping. Çifti simpatik nuk ka hezituar që të shkëmbejë edhe një puthje romantike gjatë xhiros. Duket që 28-vjeçari është shumë i lumtur pranë partneres së tij dhe pas fitores 4-0 në fundjavë ndaj Sampdorias, ku realizoi edhe dy gola.

Ylli i kryeqytetasve duhet të jetë gati dhe në top-formë për ndeshjen e radhës që do të luajnë të dielën ndaj Torinos në transfertë. Takim i vlefshëm për javën e 35-të të Serie A, ku djemtë e Simone Inzaghit do të kërkojnë tre pikët që të sigurojnë një vend për në Champions. Gara në javët e fundit të kampionatit është akoma më e fortë, pasi Roma, Lazio janë me pikë të barabarta në renditje përkatësisht 67 secila, ndërsa Inter i pozicionuar në vendin e pestë me një pikë më pak. Zikaltërit do të përballen me kryesuesin, Juventusin, i cili ka një pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që tashmë zyrtarisht kërkon t'i marrë titullin, pasi e mundi në "Allianz Stadium" në fundjavë. /EDS/

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 15:38

Riselda Selaj, është padyshim një ndër sportistet më të bukura shqiptare. Mjafton të shikoni fotot dhe padyshim që do të jeni dakord me këtë. E lindur më 7 prill të vitit 1993, Riselda është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Përveç kësaj, bukuroshja ka fituar dy herë radhazi pesë medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ndër vite, 25-vjeçarja është shpallur gjimnastja më e mirë në vend ndërsa ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian, ku ka bërë shfaqje tejet të mira. Duke parë gjendjen jo të mirë të këtij sporti në vend, Selaj vendosi që të tërhiqet dhe të fokusohet tek shkolla dhe profesioni i saj. Ajo momentalisht punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Riselda ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Kompjuterike në kryeqytet. /EDS/

Gjyqtarja seksi lë futbollin për... pushime në Dubai

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 11:20

Është një ndër vajzat e bukura që ka hyrë së fundmi në futbollin shqiptar. Flasim për gjyqtaren e re të futbollit, Xhoana Malkon, e cila pasi la Greqinë, u fokusua në futbollin shqiptar në fushën e gjykimit. 19-vjeçarja dallon për postimet e pafundme në rrjetet sociale, jo vetëm nga ndeshjet e saj. Ndodh shpesh të tregojë edhe format e saj, si një pjesë e mirë vajzave ditët e sotme.

Kjo e ka bërë edhe një nga vajzat më të bukura të sportit shqiptar. Së fundmi ajo është në Dubai për pushime dhe rrjetet sociale i ka mbushur me foto nga kryeqendra arabe, duke u “zhveshur” edhe për plazh. Në Shqipëri i kemi hequr xhupat, më saktë deri pasdite, pasi më vonë temperaturat ulen. Për Xhoanën është koha për plazh. “Vuaj” Xhoana, “vuaj”! Ne me zor po presim të marrim pushimet.... Por një pyetje për Xhoanën: pse vetëm me pushime, apo sekret?! /EDS/