Ish-futbollisti i Interit tërhiqet nga futbolli

10 Tetor 2018

Ish-mbrojtësi i Interit, Romës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, Nicolas Burdisso, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. 37-vjeçari njoftoi se ka vendosur të tërhiqet duke deklaruar se ka arritur të realizojë gjithçka që kishte ëndërruar.

Ish-mbrojtësi i cili ishte pa klub, që prej largimit nga Granata këtë verë mori këtë vendim i detyruar edhe nga rrethanat. “Sot, 19 vjet pas debutimit tim, ka ardhur koha t’i jap fund karrierës si futbollist”, ka njoftuar Burdisso në Instagram. Faleminderit të gjithëve që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim: Zotit, familjes, bashkëlojtarëve, skuadrave, trajnerëve dhe mbi të gjitha, tifozëve. Jam krenar dhe i lumtur , sepse kam bërë gjithçka që kam ëndërruar kur isha fëmijë”.

Burdisso ka luajtur 49 ndeshje për Argjentinën, 551 ndeshje me klubet ku është aktivizuar dhe ka shënuar 24 gola në total. Ka fituar katër herë Serie A dhe Kupën e Italisë me Interin, si dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2004. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan