Ish futbollisti i Manchester United, Anderson i jep fund karrierës në moshën 31 vjeçare

20 Shtator 2019

Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson, i ka dhënë fund karrierës në moshën 31 vjeçare. 

Braziliani ishte duke luajtur së fundmi te Adana Demirspor në divizionin e dytë turk.

Sipas Sport Witness, ka qenë president i klubit, ai që e ka publikuar vendimin e lojtarit për t’i dhënë fund karrierës.

Anderson te Manchester United . (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Anderson mbahet mend për tetë vitet e tij te Manchester United.

Braziliani luajti në 181 ndeshje te United, duke fituar katër tituj të Ligës Premier, një titull të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Botës për klube, një Kupë të Ligës dhe një Community Shield.

Anderson . (Foto Junko Kimura/Getty Images/Guliver)

Sir Alex Ferguson e kishte blerë nga Porto në verën 2007 për 26 milion funte.

Momenti më i mirë i tij ishte në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2008, ku edhe triumfuan.

Anderson kur luante te Fiorentina . Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ai luajti te Fiorentina, pastaj u kthye në vendlindje te Internacional.

It's not a dream it's real !!!
Anderson Luís de Abreu Oliveira Adana Demirspor'da pic.twitter.com/edOE7tFIYM

— Adana Demirspor (@AdsKulubu) July 30, 2018

Një periudhë luajti edhe te Coritiba, për të kaluar në fund te Adana Demirspor, ku zhvilloi vetëm 11 ndeshje./Telegrafi/  

www.telegrafi.com