Ish-futbollisti i Partizanit lidhet me ish-banoren e Big Brother

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 16:45

Mustafa Agastra po e shijon në maksimum aventurën me ekipin kosovar të Lirisë që aderon në Kategorinë e Pestë në Suedi. Ish-sulmuesi i Partizani, Tërbunit dhe Apolonisë prej disa kohësh ka nisur romancën me ish-banoren e Big Brother Albania, Gentiana Gjalpi. Personazh shumë i njohur në median vendase, e cila ishte edhe finaliste në formatin e Top Channel.

27-vjeçari ka postuar në profilin e tij në “Facebook” dhe "Instagram" para pak minutash foton me partneren e tij, karshi së cilës ka shkruar “Danish” shoqëruar me një emoji, sytë me zemra. Foton e ka postuar edhe vetë Gentiana, e cila më parë e ka pyetur edhe futbollistin "nëse mund t'a publikojë po jo". /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike