Ish-kampionët e Anglisë ofertë për Adnan Januzaj

11 Qershor 2019

Adnan Januzaj ka kërkuar të largohet nga Real Sociedad dhe disa klube janë vënë tashmë pas tij.

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka dështuar në përpjekjen e parë për të transferuar mesfushorin Januzaj, shkruan “AS”.

Mësohet se oferta e Leicester ka pasur vlerën e 21 milionë eurove dhe është bërë në janar.

Adnan Januzaj (Getty Images)

Leicesteri do të bajt të njëjtën gjë edhe në këtë verë, duke parë që edhe lojtari kërkon kthimin në Ligën Premier.

Kjo pasi Leicester është në kërkim të një lojtari të krahut dhe Januzaj vlerësohet se do të mbulonte atë pozitë.

Ai më parë ka luajtur edhe me Manchester United dhe Sunderland. /Telegrafi/

www.telegrafi.com