Ish-kampioni i botës: Neymar s'ka personalitet për të qenë lider…

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Gusht 2018 21:39

Edhe një tjetër Kampion Bote (dhe Evrope) që shpreh mendimin e tij për Neymar. Pas Rivaldos, që i parashikoi një të ardhme (nuk dihet se sa larg) në Madrid, është radha e Bernard Lama. Ish-kampioni i botës me Francën në 1998 dhe kampioni i Evropës në 2000, pa harruar trofetë e fituar me PSG, ka dalë hapur duke sulmuar futbollistin brazilian.

Në intervistën e tij të dhënë për ‘France Football’, ish-portieri i PSG, është shprehur kështu për futbollistin brazilian: “Neymar nuk mund të jetë ylli i vetëm i klubit francez, sepse është një lojtar pa karizëm. Fjalët e tij nuk vlejnë. Edhe Ibrahimovic gabonte ndonjëherë, por të paktën prezenca e tij dhe forca e personalitetit të tij nxirrnin në pah klubin dhe shokët e skuadrës. Ibrahimovic ishte diçka tjetër. Nuk është rasti i Neymar, sepse ai jeton vetëm për ndeshjen. Faji është gjithashtu i PSG që e ka lejuar të jetojë në botën e tij, pa takuar të rinjtë ose duke u përballur me lojtarët e tjerë duke marrë pjesë në iniciativa. Parisi duhet të dëgjohet. Duhet të jetojë duke u bërë njësh me tifozët edhe përmes kontaktit fizik”.

Nuk është hera e parë që Neymar sulmohet: disa ish-futbollistë dhe madje edhe ish-trajneri i tij e kanë kritikuar, për faktin se mendon vetëm për lojën duke u shmangur nga konteksti i ndeshjes. Lama në këtë mënyrë është bashkuar më të tjerët, duke vënë gjithashtu theksin te personaliteti i dobët i lojtarit. Sigurisht, ky nuk do të jetë një sezon i lehtë për brazilianin. Shokët e tij zhvilluan një botëror më të mirë se ai. Cavani u ndal për shkak të një dëmtimi, pasi eliminoi Portugalinë e CR7, Mbappè u ngjit në majën e botës. Sigurisht që në këto momente nevojitet personaliteti. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike