Ish-këshilltari: Paratë e prishën Lewandowski-n

Bayern Mynih barazoi 1-1 kundër Ajax Amsterdamit në Champions League, por në fushë u dallua një problem jo i vogël. Lewandowski-t i mungoi dëshira për të depërtuar në zonën e kundërshtarit teksa ishte i ftohtë gjatë fazës ofensive. Gjithashtu polaku qëndroi shumë pranë mbrojtjes holandeze, duke mos krijuar raste. Kohët e fundit ai ka shënuar vetëm në Bundesliga 1, goli i fundit pikërisht kundër Schalke 04.

Natyrisht, Cezary Kucharski po vazhdon ta ndjekë nga afër Leëndoëski-n. Ish-këshilltari i polakut, i cili i ndërpreu marrëdhëniet me sulmuesin pas kalimit të tij nga Dortmundi në Mynih, tregon se pse ai nuk është më produktiv si më parë. “Roberti është profesionist dhe i pëlqen të luajë për Bayern-in. Për të Real Madrid-i nuk ka qenë kurrë zgjedhja e parë”.

Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka dashur që të transferohej, pasi destinacioni i parë i polakut këtë verë ishte pikërisht Real Madridi. “Për Real Madridin”, zbulon Kucharski, “Robert nuk ishte kurrë zgjedhja e parë. Paratë u bënë një problem për të”. Kucharski flet më tej dhe tregon se si e kanë ndryshuar personalitetit të Lewandowski-t marrëdhëniet financiare. “Kur ai do të nënshkruante kontratën e fundit me Bayern-in, paratë u bënë një problem më vete”. Kontrata e Lewandowski-t është e vlefshme deri në vitin 2021 me bavarezët. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan