Ish-lojtari i Barcelonas i thyen hundën këngëtarit të famshëm

11 Tetor 2018

Që prej janarit, ku u rikthye në Turqi i huazuar nga Barcelona, është dëgjuar shumë pak për atë që shfaq në fushë, por jashtë fushës Arda Turan vazhdon të jetë protagonist. Mbrëmë mesfushori i Istanbul Başakşehir, i cili është duke vuajtur ende pezullimin prej 16 ndeshjesh, ka qenë protagonist i një zënke me këngëtarin e mirënjohur turk, Berkay.

Ish-lojtari i Atletico Madrid ka qenë i pranishëm në këtë klub nate pa gruan e tij, e cila është tetë muajshe shtatzënë, dhe atje, sipas asaj që raportojnë mediat lokale, ai është përpjekur vazhdimisht të afrohet me Ozlem Ada Sahim, bashkëshortja e këngëtarit. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, historia nuk ka përfunduar me kaq, por ka vazhduar edhe në spital, ku Arda Turan është paraqitur i armatosur. Një version mohuar menjëherë nga 31-vjeçari, i cili ka përdorur profilin e tij në Instagram, për të sqaruar ngjarjen, ku dhe ka mohuar një pjesë të fakteve. Ai tregon se nuk ka shkuar në spital me armë, dhe pranon se ka pasur një konflikt me Berkay, por thekson se motivi nuk ka qenë bashkëshortja e këngëtarit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan