Ish-lojtari i Juventusit, Mohamed Sissoko pensionohet nga futbolli

14 Janar 2020

Mohamed Sissoko është pensionuar zyrtarisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ish-lojtari i Juventusi dhe Fiorentinës ka bërë të ditur se është pensionuar nga sporti më i ndjekur në botë.

Sissoko në të kaluarën kishte luajtur edhe për klubet si, Milan, Auxerre, Valencia, Liverpool, Paris Saint-Germain, e së fundmi ishte te Sochaux.

“Jam kĂ«tu t’u them se ka pĂ«rfunduar. Po e pĂ«rfundoj karrierĂ«n time nĂ« futboll. Ishte njĂ« vendim i vĂ«shtirĂ« pĂ«r ta pranuar”, ka thĂ«nĂ« lojtari.

“Futbolli Ă«shtĂ« jeta ime, por mendoj se Ă«shtĂ« vendim i drejt”, ka shtuar mĂ« tej ai.

Në Serie A, ai kishte luajtur në 76 ndeshje, duke shënuar tri gola gjatë kohës së tij te Juventusi dhe Fiorentina.

Mesfushori defanziv ishte transferuar te Zonja e Vjetër nga Liverpooli në janar të vitit 2008, derisa kishte qëndruar aty deri në qershor të vitit 2011.

Më pas ai u shit te PSG, por u rikthye te Fiorentina vetëm pas 18 muajsh në Francë. Te Viola ai luajti vetëm pesë ndeshje në sezonin 2012/2013, mirëpo më pas ishte lënë i lirë.

Sissoko kishte luajtur edhe te skuadra nga Serie B, Ternana në sezonin 2016/2017. /Telegrafi/

Thanks for the moments that we shared together âšȘ⚫

Good luck for your future off the pitch, @sissokomomo! đŸ’Ș pic.twitter.com/UrzCyMg7fe

— JuventusFC (@juventusfcen) January 14, 2020

www.telegrafi.com