Ish-mesfushori i Flamurtarit firmos për Luftëtarin

Luftëtari është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato vere. Jo vetëm lojtarë të afruar me provë, por ka afruar edhe të tjerë pa provë për të përforcuar radhët me futbollistë të gatshëm që kanë bindur teknikun Milos Kostiç me CV e tyre.

I fundit është Balsa Radoviç. Ky i fundit nuk është lojtar që nuk e njeh Shqipërinë, apo Kategorinë Superiore. Në sezonin 2016/17 ai ka qenë pjesë e Flamurtarit. Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur 13 takime në elitën e futbollit shqiptar dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Ai rikthehet një vit më pas në Shqipëri, këtë herë me bluzinjtë. Kostiç e ka planifikuar në rolin e sulmuesit të dytë, aty ku duket se tekniku slloven ende nuk është bindur nga ata që ka në dispozicion. Dje ai ka dalë në stërvitje dhe është stërvitur veçmas grupit, ndërkohë që do të angazhohet me pjesën tjetër ditë pas ditë duke qenë se është i ri në skuadër.

Provat – Luftëtari vijon ende të mbajë lojtarë në provë. Kanë firmosur me Eljan Çelajn, i cili shihet si zëvendësuesi i Kristal Abazajt te bluzinjtë, ndërkohë që vijojnë provën lojtarë të tjerë. Mes tyre edhe Ardit Jaupaj, ish-sulmuesi i Partizanit që vjet është aktivizuar te Ferronikeli në Kosovë. Përgjigjja për të do të jepet pas miqësores së të shtunës që Luftëtari do ta luajë kundër Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj” në Ballsh. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan