Ish-presidenti i Barcelonës, Rosell: Do ta blija përsëri Neymarin

03 Korrik 2020

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se ai do ta rikthejë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar, përsëri në klub.

Presidenti aktual Josep Maria Bartomeu është përpjekur të gjejë një mënyrë për të ri-nënshkruar me yllin e PSG-së tash e disa afate kalimtare.

Por, ndikimi i pandemisë globale të coronavirusit ka goditur arkën e klubit dhe financat nuk janë të qëndrueshme për transferimin e tij.

Lexo po ashtu: Rosell: Messi është lojtari i vetëm më i mirë se Neymari

Nga ana e tij, Rosell mbështet idenë e Barcës për të blerë përsëri kapitenin e Brazilit.

I pyetur se cilin lojtar do të nënshkruante për Barcën, Rosell deklaroi pa hezitim: Neymarin.

Rosell së bashku me Neymarin dhe Messin

“Neymar. Ai është lojtari i vetëm, së bashku me Lionel Messin, i cili me të vërtetë bën një ndryshim”, ka thënë fillimisht Rosell për gazetën Sport.

“Ai ka një personalitet të shkëlqyeshëm në fushë. Sigurisht, unë do të bëja dy kontrata. Një sportive dhe një në sjellje”, përfundoi ish-presidenti i Barçës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com