Ish-sulmuesi i madrilenëve, Valdano: Real Madridi më mirë ta blejë Eriksenin se sa Pogbën

16 Prill 2019
Ish-sulmuesi i madrilenëve, Valdano: Real Madridi më mirë ta blejë Eriksenin se sa Pogbën

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Jorge Valdano, e vlerëson më shumë Christian Eriksenin se sa Paul Pogban si transferim të mundshëm në klubin ky ai bëri emër.

Flitet se francezi Pogba është objektivi kryesor dhe janë bërë gati 100 milionë euro nga Real Madridid këtë verë që të arrihet tek ai.

Valdano i ka vënë në dyshim aftësitë e mesfushorit të Manchester United. Ai e vlerëson më shumë Christian Eriksenin e Totenhemit.

“Pogba më pëlqen, por nuk jam entuziast, nuk mendoj se ai është i krahasueshëm me Eriksen për shkak të mënyrës së tij të lojës”.

“Pogba gjithmonë më ka ngjallur kureshtjen nëse ai luan futboll me pasion të mjaftueshëm”.

“Real Madridi ka nevojë për lojtarë kualitativ, pasi duhet ta rrisin rrezikun kur e kanë posedimin e topit. Ata lojtarë janë Eriksen ose sulmuesi i Chelseat, Hazard”, ka thënë Valdano për El Transistor. /Telegrafi/

www.telegrafi.com