Ish-sulmuesi i Tiranës: Partizani e ka të fituar kampionatin

14 Prill 2019
Ish-sulmuesi i Tiranës: Partizani e ka të fituar kampionatin

I ftuar në studion e “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, ish-sulmuesi i Tiranës, Mahir Halili ka analizuar ecurinë e Partizanit në këtë sezon. Sipas 43-vjeçarit, të kuqtë e kanë të sigurt titullin kampion.

“Loja e ekipeve është shumë e fortë. Tani janë futur më shumë në treg lojtarët e huaja. Shumica e ekipeve kanë lojtarë të huaj. Është rritur konkurrenca e ekipeve. Partizani e ka pasur më të lehtë se nuk ka pasur rivale Skënderbeun. Nuk duhet t’ia ulim meritën edhe trajnerit Skënder Gega.

Partizani e ka treguar me rezultatet që ia vlen ta fitojë titullin kampion. Partizani kishte kohë që përgatitej. Erdhe radha që ta merrte dhe Partizani, titullin kampion. Unë mendoj që Partizani e ka fituar kampionatin. Partizani edhe me të rinj t’i luaj këto ndeshjet e mbetura e ka të fituar kampionatin”, u shpreh Halili.

www.balkanweb.com