Ish-trajneri: Problemi i Brazilit është Neymar

Një tjetër botëror, një tjetër dështim. Në Brazil vazhdon të flitet për këtë temë, dhe siç raportohet nga AS, ish trajneri i Brazilit dhe trajneri aktual i Cruzeiro-s Mano Menezes e ka një zgjidhje. Problemi quhet … Neymar. Dhe si zgjidhet? Të bazohet loja te Gabriel Jesus, më i aftë në finalizim, sepse paradoksalisht prania e fenomenit të PSG është problematike.

 “Unë kam një teori, që mund të shkaktojë polemika. Problemi i Brazilit nuk është Gabriel Jesus, që është lojtari i fundit që ka shpërthyer gjatë viteve të fundit, por prania në sulm e Neymar. Ai e monopolizon lojën. Në një mënyrë apo tjetër topi gjithmonë përfundon tek ai dhe qëllon shpeshherë që ai nuk i ka idetë e qarta. Është egoist dhe kjo ndikon te loja e ekipit. “

Pra, zgjidhja është Gabriel Jezus? Përgjigja e Menezes nuk le vend për interpretim. “Kur drejtoja ekipin kombëtar, preferoja të luaja me vetëm një sulmues për këtë arsye. Ideja ishte e të gjeturit një alternative për të zgjidhur një problem që ndodhte shpesh.” Mbetet për t’u parë nëse Tite do ta dëgjojë atë kur Selecao të kthehet në fushë në muajin shtator. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.