Ish Ylli i Premier League, po hetohet për përdhunim të miturish

Ish Ylli i Premier League, po hetohet për përdhunim të miturish

Ish-lojtari i kombëtares franceze, Steve Marlet, është marrë në pyetje dhe aktualisht është në qeli.

Steve Marlet ishte blerje rekord e Fulham, kur u transferua nga Lyon për 11.5 milion dollar në vitin 2001.

Ai u aktivizua për katër sezone me Fulham, duke shënuar 11 gola në 54 ndeshje, por i kaloi dy vitet e fundit në huazim tek Marseille.

Marlet, aktualisht drejtor teknik i klubit të Parisit, Red Star, momentalisht ndodhet i arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, pasi policia e Auxerre po heton për një përdhunim që supozohet të jetë kryer nga ai, në vitin 1997.

44-vjeçari u arrestua të mërkurën, dhe u paraqit në gjykatë të enjten. Prokurorja e Auxerre, Sophie Macquart-Moulin deklaroi: “Steve Marlet është duke u pyetur me kujdes për përfshirjen e tij në  përdhunimin në grup që ka ndodhur, por ka mohuar akuzat”.

“Është e njëjta akuzë edhe për një person të dytë, ndërsa një i tretë është bërë dëshmitar kyç. Viktima ishte 17 vjeç kur ngjarjet ndodhën dhe ajo i raportoi ato në vitin 2012.”

Shefi i policisë lokale Thomas Boudault tha: “Njerëzit në fjalë u intervistuan, u mbajtën në paraburgim dhe më pas u liruan në vitin 1997. Rasti u mbyll në atë kohë”. /EDS/