REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Ish-lojtari i kombëtares franceze

Ish Ylli i Premier League, po hetohet për përdhunim të miturish

12 Janar 2018 21:07

Ish-lojtari i kombëtares franceze, Steve Marlet, është marrë në pyetje dhe aktualisht është në qeli.

Steve Marlet ishte blerje rekord e Fulham, kur u transferua nga Lyon për 11.5 milion dollar në vitin 2001.

Ai u aktivizua për katër sezone me Fulham, duke shënuar 11 gola në 54 ndeshje, por i kaloi dy vitet e fundit në huazim tek Marseille.

Marlet, aktualisht drejtor teknik i klubit të Parisit, Red Star, momentalisht ndodhet i arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, pasi policia e Auxerre po heton për një përdhunim që supozohet të jetë kryer nga ai, në vitin 1997.

44-vjeçari u arrestua të mërkurën, dhe u paraqit në gjykatë të enjten. Prokurorja e Auxerre, Sophie Macquart-Moulin deklaroi: "Steve Marlet është duke u pyetur me kujdes për përfshirjen e tij në  përdhunimin në grup që ka ndodhur, por ka mohuar akuzat”.

"Është e njëjta akuzë edhe për një person të dytë, ndërsa një i tretë është bërë dëshmitar kyç. Viktima ishte 17 vjeç kur ngjarjet ndodhën dhe ajo i raportoi ato në vitin 2012."

Shefi i policisë lokale Thomas Boudault tha: "Njerëzit në fjalë u intervistuan, u mbajtën në paraburgim dhe më pas u liruan në vitin 1997. Rasti u mbyll në atë kohë”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Vetëm 10 ditë zgjati aventura e Nevil Dedes tek Erzeni

La drejtimin e Erzenit, Dede jep arsyet në EDS

23 Janar 2018 18:33

Vetëm 10 ditë zgjati aventura e Nevil Dedes në stolin e Erzenit. Trajneri tiranas nuk ka vijuar të jetë më tej trajneri i këtij ekipi për një arsye madhore, familja. Ai ka njoftuar ditën e sotme drejtuesit e klubit për këtë dorëheqje, duke i lënë rrugën të lirë një tjetër trajneri.

Dede është kontaktuar nga EDS ku ka zbuluar arsyen që e shtyu për të ikur nga stoli i Erzenit. “Për shkak të obligimeve familjare vendosa që të ndërpres marrëdhëniet me klubin shijakas. Nuk ka asnjë arsye tjetër, pra familja është mbi gjithçka, kështu që vendosa të përqendrohem te familja sesa te puna. I uroj suksese Erzenit”, përfundon Dede. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në garë për belgun është edhe Real Madridi

Paris SG këmbëngul për yllin e Chelsea-t

23 Janar 2018 18:31

Paris Saint-Germain i bashkohet garës për të nënshkruar me portierin Thibaut Courtois. “AS” shkruan se “Los Blancos” janë gjithashtu të interesuar për portierin e Chelsea-t. Mediat angleze raportuan se ai ishte i gatshëm të pranonte ofertën e re të bluve, e cila do ta bënte atë portierin më të paguar në botë dhe do e barazonte me Eden Hazard me 220 mijë stërlina në javë. Megjithatë, “AS” pretendon se asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar dhe se PSG ka hedhur grepin për belgun.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kurrë nuk e ka preferuar Keylor Navas dhe shpreson që Courtois të kthehet në Madrid. “AS” pretendon se PSG ka bërë një ofertë të madhe për portierin, por raportohet se ai nuk ka kthyer përgjigje. Belgu konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe është një plan B për Realin, nëse ata nuk nënshkruajnë me spanjollin David De Gea. Nga ana tjetër PSG, nuk besojnë shumë tek aftësitë e Alphonse Areola dhe Kevin Trapp dhe e shikojnë belgun si portierin e duhur për të blinduar këtë repart. /EDS/DXH/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Afrika e Jugut e organizoi këtë eveniment në vitin 2010

Kupa e Botës e vitit 2026, një vend afrikan kërkon organizimin

23 Janar 2018 18:16

Presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken (FRMF)ka deklaruar se shteti afrikanoverior do të kërkojë mbështetjen e të gjithë vendeve të kontinentit afrikan për t’u përfaqësuar në Kongresin e përvitshëm që do të mbahet në 13 qershor në Moskë, ku 211 vende anëtare nga e gjithë bota do të zgjedhin se kush do të jetë vendi pritës i eventit më të madh futbollistik të planetit.

“Ne do të vendosim të gjitha energjitë tona. Vendimi ynë është dhe do të jetë i padiskutueshëm”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Kasablanka Moulay Hafid Elalamy, kryetari i komitetit përfaqësues të Marokut.

Propozimi i vendit arab pason kandidatutën trepalëshe SHBA-Meksikë- Kanada për të qenë organizatorët e Kampionatit Botëror pas 8 vitesh. Në plan të parë, duket një aleancë shumë solide për t’u mposhtur nga Maroku duke marrë parasysh diferencimet e mëdha në zhvillimin ekonomik.

Vendimi final do të kalojë nëpërmjet Këshillit Shqyrtues të Kandidaturave të propozuara të 5 vendeve finaliste që do të kalojnë në 4 raunde. Kjo bëhet për të shmangur akuzat për parregullsi dhe favorizim të qëllimshëm pas spekulimeve që shpërthyen kur ish-presidenti i qeverisë së futbollit botëror Sepp Blatter u aludua se kishte ndërhyrë për të zgjedhur Rusinë dhe Katarin në 2010 si dy vendet që do të organizojnë eventin futbollistik të Kupës së Botës në 2018 dhe 2022. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-lojtari i Kombëtares “flirt” në Azi

Skela “përfundon” në Abu Dhabi, merr pozicion të ri

23 Janar 2018 18:11

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ka marrë një rol të ri nga ish-skuadra e tij, Eintracht Frankfurt-i. Mesfushori ka qenë i ftuari i anëtarit të bordit Axel Hellmann-it. Zyrtari i skuadrës gjermane i ofroi shqiptarit një eksperiencë 1 javore në Abu Dhabi. Ai së bashku me figura të tjera të sportit gjerman kanë trajnuar për 1 javë persona me aftësi të kufizuar dhe vajzat në shtetin aziatik.

Hellmann shprehet mjaft i emocionuar për këtë eksperiencë. “Ne kemi partneritete këtu që shkojnë përtej ekipit profesionist. Duam të vazhdojmë angazhimin këtu si një nga klubet tradicionale të Bundesligës”, - shprehet ai. Skuadra gjermane mbetet një ndër klubet më të mëdha të Gjermanisë.

Skela luajti me ekipin e Eintracht Frankfurt-i prej vitit 2001 deri në vitin 2004. Ai ka lënë kujtime të mira në këtë klub dhe marrëdhëniet nuk i ka ndërprerë. Ish-kapiteni i Shqipërisë tani është kthyer në ambasador të klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment