"Ishim shumë afër të transferonim Messin" – presidenti i Getafes zbulon prapaskenat

20 Maj 2020

Presidenti i Getafes, Angel Torres ka thënë se klubi ishte shumë afër të transferonte yllin e Barcelonës, Lionel Messi në formë huazimi, derisa kishin edhe marrëveshje verbale me Pep Guardiola si trajner.

I pari i klubit spanjoll kishte raporte shumë të mira me ish-presidentin e Blaugranasve, Joan Laporta dhe ishin duke shpresuar që të bënin dy transferime të mëdha.

Messi në atë kohë ishte vetëm 17-vjeçar, derisa ishte futur në skuadrën e parë të katalunasëve në vitin 2014.

“Në vitin e parë të Messit apo të dytin te Barcelona, ishim shumë afër që të huazonim atë te Getafe”, ka thënë Torres për Marca.

“Në fund, Frank Rijkaard nuk pranoi të bënte atë gjë dhe ne na mbeti vetëm dëshira”.

“Një ditë, drejtori i Barcelonës, Tciki Begiristain ishte shortin e Kampionatit Evropian në Zvicër dhe ideja ishte që Lundrup të shkonte te Barcelona dhe ne të merrnim Guardiolan, pasi Laporta nuk ishte i bindur nga ai”, ka zbuluar më tej Torres.

Por, Messi e Guardiolan vendosën që të qëndronin te Barcelona dhe pjesa e tjetër mbetet histori. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan