Ishte nisur të takonte të birin, aksidentohet ylli i Bajernit

31 Mars 2020

Mbrojtësi i Bajern Mynihut Zherom Boateng pësoi aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor A9 në Bavari.

31-vjeçari gjerman përplasi makinën e tij tip “Benz AMG” rreth 314 km larg shtëpisë së tij. Shkak mendohet se ka qenë përkeqësimi i kushteve atmosferike pasi gjatë kohës që po udhëtonte nisi të binte breshër. Fatmirësisht, Boateng nuk ka pësuar asnjë dëm fizik, por dëm material dhe është i detyruar të paguajë 25 mijë euro.

Sipas mediave gjermane, mësohet se ai ishte nisur për të takuar të birin.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com