Ismajli stërvitet me grupin, te Specia e duan titullar mbrojtësin shqiptar

22 Tetor 2020

Ardian Ismajli është bashkuar në stërvitje me skuadrën e Specias. Pas një periudhe për mungesë dokumentesh dhe forme jo të mirë, mbrojtësi i Kombëtares i është bashkuar dje grupit të lojtarëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i Specias, Mauro Meluzo. “Sot (dje) janë stërvitur edhe Leo Sena dhe Ismajli, më në fund. I janë bashkuar grupit. Ata kanë cilësi të rëndësishme dhe do të jenë ndihmë e madhe për ekipin në kërkim të objektivit mbijetesë.

Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që kush vjen i ri në ekip, ka nevojë për kohën e ambientimit derisa të mund të na shfaqë në fushë cilësitë më të mira”, tha drejtori. Në vijim, Ismajlin mund ta shohim në Serinë A si titullar.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com