Ismajli tregon se përse la Kosovën për Shqipërinë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 19:35
Më bindës se kurrë mbrojtësi

Ardjan Ismajli është prurja më e re e Shqipërisë. Përfshirja e tij në listën e kuqezinjve të trajnerit Christian Panucci ngjalli befasi, ndërsa italiani e vlerëson së tepërmi futbollistin që ka qenë pjesë e Kosovës U 21. Vetë Ismajli ka treguar për mediet kroate se përse ai zgjodhi që të ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

“Ne jemi një komb dhe shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U-21. Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Nations League”, deklaroi mbrojtësi i Hajdukut.

Futbollisti 22 vjeçar tregoi edhe telefonatën bindëse që pati me trajnerin e skuadrës kuqezi. “Menjëherë pas telefonatës së Panucci-t vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U-21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”,- sqaroi Ismajli.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike