Isufi dhe Ismajlgeci besojnë te kualifikimi

Isufi dhe Ismajlgeci besojnë te kualifikimi

Shqipëria U-19 po bëhet gati për ndeshjet në Grupin 8 të paraeliminatoreve të Europianit U-19. Janë grumbulluar lojtarë që luajnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, teksa për ndeshjet kundër Norvegjisë, Sllovakisë dhe Ukrainës.

Në koferencën për shtyp të ditës së sotme para mediave kanë folur mbrojtësit Enes Isufi që është pjesë e Skënderbeut dhe Marsel Ismajlgeci i Tiranës. Shkodrani nënvizoi se grupi po konsolidohet çdo ditë e më shumë: “Kemi disa ditë që po stërvitemi, shokët e skuadrës janë gati, të gjithë mezi i kemi pritur këto ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore po japim 100 % nga vetja, në mënyrë që në këto ndeshje eliminatore të dalim sa më mirë. Shpresojmë shumë të dalim të parët në grup. Ende nuk jemi grupi i plotë pasi presim edhe disa shokë të tjerë që ti bashkohen skuadrës përfaqësuese. Sa i përket kundërshtarëve ne e dimë që ato janë ekipe të forta, por ne kemi objektivat tona. Kemi disa grumbullime me të njëjtin grup shokësh dhe kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira”.

“Grumbullimi po shkon shumë mirë, jemi stërvitur fortë dhe të gjithë po japim maksimumin dhe shpresoj që do të ecim mirë. Në fakt u bënë disa grumbullime që jemi të gjithë së bashku dhe mendoj se jemi përshtatur me lojën e njëri tjetrit. Gjatë gjithë kohës rrimë bashkë dhe jemi të afërt si në fushë dhe jashtë saj”, tha Ismajlgeci në fjalën e tij. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.