Italianët humbasin ekipin e tyre të preferuar: Në 16 vjet 153 klube të falimentuar

Dhjetë milionë italianë, në gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit, janë zhdukur nga harta e futbollit profesionist. Të fundit ishin Bari dhe Cesena, për shkak se vala e falimentimit  që këto vite ka prekur ekipet e Lega Pro, ka infektuar edhe Serie B, duke trishtuar tifozët e pafajshëm. Siç shkruan sot Repubblica , çdo vit, në Itali, zhduken mesatarisht tetë klube profesioniste, në vitin 2018 i takoi Akragas të Agrigentos dhe Modenës, Mestre dhe Reggiana, Andria dhe Vicenza (rikthehet pas bashkimit me Bassano të Renzo Rosso, pronari i Diesel). Që prej vitit 2002, kur ”vdiq’’ Fiorentina, janë zhdukur 153 klube, për një total prej 10 milionë qytetarësh italianë që kanë humbur ekipin e tyre të preferuar. Një milion e gjysmë në 12 muajt e fundit. Nuk ka mbaruar ende. Në të ardhmen mund të falimentojnë  Cuneo, Matera, Pro Piacenza, madje edhe Avellino, të bllokuar në labirintin e problemeve financiare.

Modena, e ”vdekur’’ në dhjetor, por në agoni që nga tetori, pas disa javësh kampionat, ishte në listën e zezë të Covisoc (organ financiar pranë federatës) që prej qershorit. Si dhe klubet e tjera që janë dorëzuar në javët e fundit, pas një viti duke koleksionuar borxhe dhe gjoba. Të rifillosh nga amatorët do të thotë të kesh një ekip pa borxhe, pa paga të mëdha në buxhet, me shpenzime shumë të ulëta fillestare. Ndërtim nga themelet dhe ngjitje me shpejtësi: Parma – por edhe Venecia – janë shembujt kryesor. Ata që i paguajnë kostot, janë punonjësit dhe furnizuesit: kreditorët e preferuar janë bankat, të tjerëve ju anulohen kontrata, ne të cilat kishin bazuar jetesën. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan