Italiani Lerda: Karabagu shumë i fortë, por ne jemi Partizani

09 Korrik 2019

Trajneri Franko Lerda debuton nesër zyrtarisht me Partizanin. Tekniku italian, që trashëgoi ekipin kampion të Skënder Gegës, ka një test të vështirë përpara, pasi Karabagu është një ekip me eksperiencë në Europë. Gjithsesi, ai ndjehet gati, ndonëse nuk jep detaje për formacionin dhe praktikisht ul Trashin në stolin e rezervave.

Formacioni?
“Formacionin e kam në mendje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë”.

A do luajë Trashi?
“Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit”.

Pikat e dobëta?
“Pikat e dobëta do të jetë Karabagu që duhet t’i gjejë. Ne jemi një grup që vimë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre javë dhe jemi mjaftueshëm gati”.

Kundërshtari?
“Karabagun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë, brazilianë, janë të fortë. E respektojmë Karabagun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme”.

Surpriza?
“Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë”.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com