Iu deshën më shumë se 1000 minuta, por Kane thyen mallkimin e gushtit / VIDEO

Harry Kane më në fund theu mallkimin e muajit gusht, pasi shënoi një gol në minutën e 78-të të ndeshjes së fituar nga Tottenham 3-1 kundër Fulham, këtë të shtunë. Sulmuesi anglez, golashënues në Kupën e Botës së muajit të kaluar nuk kishe shënuar kurrë më parë në këtë muaj në Premier League.

Sulmuesi anglez nuk kishte shënuar kurrë një gol në këtë muaj, edhe pse kishte luajtur 14 ndeshje të tjera më parë, dhe kishte provuar 44 herë ta bënte këtë. Edhe në ndeshjen kundër Fulham, ai mendoi se realizoi shumë shpejt, por goli i tij i parë u cilësua si i parregullt. Ai pati edhe disa raste të tjera të pasuksesshme deri sa në minutën e 78-të më në fund dërgoi topin në rrjetë, duke realizuar edhe golin e tretë të skuadrës së tij në fitoren e derbit me Fulham.

Gjithsesi ky është një mallkim që do të mbahet mend gjatë për njeriun që realizoi 6 gola në Kupën e Botës, pasi iu deshën 1068 minuta për të shënuar një gol në muajin gusht në Premier League. Ai gjithashtu realizoi edhe golin e 109 në kampionatin anglez, po aq sa ka realizuar Ryan Giggs gjatë gjithë karreirës së tij në Premier League me Manchester United./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan