Izabel, sekreti i suksesit të Kovacic

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
28 Mars 2018 11:21

Mateo Kovacic, ka një sekret për suksesin e tij. Ylli kroat triumfoi në 2017-ën tre herë në La Liga, Champions League dhe në zemrën e Izabel Andrijanic. Mesfushori celebroi dashurinë në martesë verën e kaluar me modelen kroate. Bukuroshja ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Ekonomikut në kryeqytet, Zagreb. Izabel është një vajzë tejet simpatike dhe shpesh herë poston foto në profilin e saj në “Instagram” edhe me bashkëshortin, të cilit i kushton jo pak herë dedikime të veçanta. Ajo ka 266 mijë ndjekës në rrjetin social "Instagram" dhe natyrisht ëmbëlsisë së saj nuk i mungojnë komentet dhe pëlqimet që fansat i bëjnë në foto. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike