Ja çfarë sakrifice nga ky tifoz për të ndjekur Anglinë në Botëror

Dy tifozë të Anglisë janë duke u përgatitur të pedalojnë dhe të udhëtojnë nga Britania e Madhe në Rusi për Kupën e Botës 2018, në një udhëtim plot 3.800 km të gjatë. Ata do të kalojnë në pesë vende të ndryshme, para se të arrijnë në kohë për ndeshjen e Anglisë kundër Tunizisë.
Udhëtimi i tyre do t’i çojë në Francë, Gjermani, Poloni dhe Ukrainës për ndeshjen me Tunizinë që do të luhet në Volgograd më 18 qershor. Misioni i tyre është të mbledhin fonde për shoqatën “Bobby Moore”.
Përkundër përpjekjeve të shtypit perëndimor për të dekurajuar tifozët që të udhëtojnë në Rusi, këta dy tifozë kërkojnë që bota të njihet me mikpritjen ruse, pasi kanë udhëtuar më parë në Rusi, ku morën pjesë në Rally Mongol.

“Kam njohur njerëz fantastikë, ata janë njerëz shumë, shumë mikpritës”, deklaroi Marriott-i 28-vjeç, i cili jeton dhe punon në Berlin. Ai shtoi se fillimisht mendonte ta niste turin nga Gjermania, por në fund vendosi ta niste nga qyteza e tij, Emsworth.

just in case you haven’t heard… I am cycling to russia for the world.

It is in print, it must be true… or you can read a little more here. https://t.co/ukQu1BvXng pic.twitter.com/5W8UFboaCv

— Jamie Marriott (@Jamie_Marriott) May 4, 2018

“Ka qenë e dashura, ajo që më dha idenë dhe mendova: ‘Kjo është një ide e shkëlqyer'”, deklaroi ai.
“Sigurisht që nuk do të jetë një udhëtim i lehtë, probleme me biçikletat, por me vullnetin dhe vendosmërinë që kemi, do t’ia dalim.”shtoi ai.

Marriott dhe Jones priten të mbërrijnë për ndeshjen e parë të Anglisë në Kupën e Botës, katër ditë pas ndeshjen hapëse të turneut, ku Rusia do të përballet me Arabinë Saudite në Grupin A në stadiumin Luzhniki të Moskës. /EDS/