Ja çfarë thotë Jordi Alba për shokët e tij madrilenë

Jordi Alba ka folur para finales së ditës së shtunë që do të luhet në Kiev ne kuadër të Champions League. Mbrojtësi i Barcelonës nuk e ka fshehur dëshirën e tij që Real Madrid të humbasë finalen ndaj Liverpool. 29-vjeçari pohoi se ka një marrëdhënie pozitive me lojtarët madrilenë te kombëtarja spanjolle, mirëpo nga ana tjetër nuk dëshiron që ata të triumfojnë në Kiev mbrëmjen e 26 majit.

“Marrëdhënia ime me lojtarët e Real Madrid është shumë e mirë. Kohën më të mirë e kaloj me ato në grumbullim. Por, dua që të fitojë Liverpool dhe të humbasë Reali. Madje, dua që Reali t’i humbasë të gjitha ndeshjet. Askush nuk duhet t’a keqkuptojë këtë, pasi unë jam njeri i sinqertë dhe them atë që mendoj. Gjithmonë tregohem i sinqertë, çdo madrilen kërkon që të humbasë Barcelona dhe çdo katalanas dëshiron që të humbasë Reali”- tha Alba.

Më tej ai shtoi se dëshira e tij është që të fitojë skuadra e Jurgen Klopp për shkak të rivalitetit që Barça ka me djemtë e Zinedine Zidane.

“Unë dua që të fitojë Liverpooli për shkak të rivalitetit mes Barcelonës dhe Madridit. Por, nëse fiton Reali, njësoj do të fle gjumë. Natyrisht është vetëm një lojë. Dhe nëse më duhet të përgëzoj shokët madrilenë që i kam në kombëtare, do ta bëj, sepse jemi miq. Atmosfera mes nesh është e mrekullueshme dhe kështu duhet t’a kemi edhe në vazhdim. Tani, që sezoni ka përfunduar duhet të përqendrohemi te Kupa e Botës.

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen më 26 maj në orën 20:45 në kuadër të finales së madhe të Champions League, në Kiev të Ukrainës. /EDS/

**********************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan