Ja ku ngecën bisedimet ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit për Çinarin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 16:40
Prapaskenat e negociatave ndërmjet dy klubeve

Vllaznia ka fituar “ndeshjen” e parë me Partizanin. Mesfushori Erald Çinari nuk do të lëvizë nga kuqeblutë. 21-vjeçari ka pasur pas vetes ekipin kryeqytetas, por gjërat kanë ngecur në vendnumëro dhe duket se situatat nuk do të ndryshojnë.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë me dije për Eduasportin.com se drejtuesit e kuq kanë pasur kontakte me drejtuesit e Vllaznisë në lidhje me mesfushorin Çinari. Të kuqtë kanë dashur lojtarin, por nuk kanë paguar për kartonin e tij. Shkodranët nuk e kanë pranuar këtë opsion dhe ja kanë bërë të qartë kryeqytetasve: Çinari nuk lëviz!

Partizani po zhvillon përgatitjet në Antalia të Turqisë, Çinari në Ulqin me Vllazninë. Arritja e një marrëveshjeje duket shumë e vështirë, pavarësisht dëshirës së të dyja palëve. Lojtari dëshiron të provojë një aventurë të re, ndërsa të kuqtë e mirëpresin, por gjithçka është bllokuar nga drejtuesit shkodran. Ku i dihet, nën zë flitet se ka ndikuar edhe Fushaj për bllokimin e tij... /EDS/

Botërori 2018, a do të jetë Icardi ne Rusi? Bomberi flet me kode

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 12:46
Ja c'thotë ylli i Argjentinës

Ylli i Interit, Mauro Icardi në një intervistë të dhënë për "Ole" ka thënë se nuk beson që do të luajë në Botëror. Kapiteni i zikaltërve, ka shënuar 26 gola në 30 ndeshje të Serie A këtë sezon, përfshirë katër të tillë në fitoren 5-0 ndaj Sampdorias më 18 mars. Ai u thirr në katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në fund të vitit të kaluar, por duket që nuk është më pjesë e planit të trajnerit, Jorge Sampaoli.

“Nuk ka asgjë të çuditshme, mendoj se është vetëm fakti që nuk kisha shumë minuta në fushë”- tha 25-vjeçari.

Ai luajti në tre nga katër ndeshjet që u thirr me Argjentinën, për 90 minuta të plota në barazim pa gola kundër Uruguait më 31 gusht. Në barazimin 1-1 ndaj Venezueles, më 5 shtator u zëvendësua pas 74 minutave ndërsa ndaj Perusë u la në stol pa i dhënë asnjë minutë në dispozicion. Më pas në fitoren 3-1 me Ekuadorin, u aktivizua në minutën e 76-të. Trajneri Sampaoli e la jashtë listës në dy ndeshjet miqësore që u zhvilluan në mars, ndaj Italisë dhe Spanjës.

“Nuk e di nëse u bëra pjesë e kombëtares në kohën e duhur, për shkak të presionit që kemi pasur. Por bëra atë çfarë stafi dhe trajneri më kërkuan, dhe e vërteta është se, jam shumë i lumtur që luajta një rol në këto kualifikuese”.

Në një konferencë për shtyp, Sampaoli ka deklaruar se 80% të skuadrës e ka gati për në Botëror, por kjo nuk do të thotë se lojtarët e tjerë nuk do të merren parasysh.

“Unë jam 25-vjeç, për tre vite rresht jam kapiten i Interit dhe jam pjesë e klubit me golat e mi. Vazhdoj ëndërroj të luaj në Botëror, tani apo më vonë. E kam këtë qëllim. Nëse nuk ndodh tani, do të ndodhë më vonë”.

Icardi do të ketë shansin që të udhëtojë në Rusi me skuadrën e tij përfaqësuese, nëse Sergio Aguero nuk do të rikuperohet plotësisht. Javën e kaluar, sulmuesi i Manchester City-t iu nënshkrua një operacioni në këmbën e majtë.

“E vetmja gjë që shpresoj është që ai të rikuperohet shpejt, sepse të gjithë duan që ai të ketë sukses dhe ai i njeh përgjegjësitë dhe krenarinë që të jep ajo fanellë”.

I pyetur për lojtarët që tekniku i Argjentinës ka thirrur, ai nuk i kurseu vlerësimet ndaj tyre.

“ I njoh ata dhe i vlerësoj shumë si lojtarë dhe shokë. E meritojnë të jenë atje. Nëse janë zgjedhur, duhet t’i mbështesim dhe të besojmë tek ata në Kupën e Botës. Samapoli e di që është një përgjegjësi e madhe dhe se roli ynë në skuadër ka qenë i merituar. Ai e di gjithashtu se jam i gatshëm. Në ose jashtë ekipit, do të ndihem sikur jam me shokët e skuadrës”- ka përfunduar ylli i Inter, i cili shpreson që të marrë një ftesë për Botërorin që do të fillojë më 14 qershor në Rusi. /EDS/

Skënderbeu me një 'formacion' në Apelin e UEFA-s

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 12:31
Ka nisur seanca dëgjimore

Ka nisur seanca dëgjimore e Skënderbeut para Komisionit të Apelit të UEFA-s, ku korçarët do të bëjnë mbrojtjen e tyre për dënimin 10-vjeçar që i është dhënë nga Komisioni i Etikës me 10 vite pezullim nga komepticionet Europiane dhe 1 milion euro gjobë. I vetmi futbollist që është kërkuar nga Apeli i UEFA-s ka qenë ai i Sabjen Lilajt, por avokatët kanë kërkuar që numri i lojtarëve të shtohet. Fillimisht i tha se do të ishte edhe Nimaga që do të udhëtonte drejt Zvicrës, por është bërë e mundur që ai të japë dëshminë e tij nëpërmjet video-konferencës nga ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, ku nuk janë lejuar përfaqësuesit e mediave. Pork, ajo që ka befasuar të gjithë është fakti se në Nion janë paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre edhe dy ish-lojtar të Skënderbeut. Bernard Berisha që luan në Rusi të Ahmat Grozni dhe Lirion Latifi që është pjesë e Pushkash Akademi në Hungari. Bashkë ma ta është edhe ish-kapiteni Bledi Shkëmbi. Futbollistët do të jenë në mbrojtje të Skënderbeu, për akuzat që janë ngritur. Megjithatë drejtuesit korçar kanë bërë me dije se nuk presin ndryshim të masë së dënimit nga Komisioni i Apelit dhe zgjidhja e vetme do të jetë në CAS.

Ditën e sotme do të ketë një seancë maratonë, ku do të deponojnë fillimisht lojtarët dhe më pas avokatët që klubi ka kontraktuar për këtë çështje mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Skënderbeut. Vendimi që do të marrë Komisioni i Apelit do të zbardhet pas disa ditësh pasi të jenë shqyrtuar të gjithë provat e paraqitura nga korçarët. Avokatët kanë dhënë garanci se nuk ka prova për dënimin e klubit dhe vendimi është marrë në bazë të hamendësime. Korçarët akuzohen për fiksime ndeshjesh në Europa League ku kanë arritur që të shkojnë deri në fazën e grupeve. /EDS/  

Fiksimi dhe arsyet e kësaj zgjedhjeje, Milani ka ''piketuar'' sulmuesin e ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 12:03

Të kërkosh të kualifikohesh në Champion League duhen shumë fitore dhe ato vijnë prej golave. Milani ka vuajtur këtë sezon në këtë aspekt, pasi ka shënuar në 34 javë të kampionatit vetëm 44 gola. Një shifër e ulët, mesatarisht pak më shumë se një gol për ndeshje. Drejtuesit e klubit e dinë se duhet të ndryshojnë diçka në këtë aspekt, por nga ana tjetër nuk kanë luksin të shpenzojnë sikurse ndodhi verën e shkuar. Lojtarët e afruar nga merkato nuk është se kanë dhënë diçka në kampionat.

Nikola Kalinic ka shënuar pesë gola, ndërsa Andre Silva në Serie A ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë, po aq sa Bonuçi dhe Romagnoli që luajnë si qendërmbrojtës. Shënuesi më i mirë i kuqezinjve në kampionat është Patrick Cutrone me shtatë gola të realizuar, ndërkohë që nga një më pak kanë shënuar Suso dhe Bonaventura, për të cilët është një shifër e mirë. Këtë verë detyra kryesore është që të gjendet njeriu gol.

Verën e shkuar u tentuan lëvizje “big”, por Morata e Aubameyang bënë zgjedhje të tjera, duke shkuar në Angli, kurse Belotti mbeti në Torino. Ky i fundit është sërish një objektiv dhe madje në media është raportuar se në tratativa mund të përfshihet edhe Cutrone, një lojtar i kthyer në një nga më të dashurit për tifozët. Dzeko është një tjetër dëshirë e kuqezinjve, ndërkohë që së fundmi po ushtrohet presion për të marrë nga Sevilla kolumbianin Luis Muriel shkruan “Tuttosport”.



Sulmuesi 27-vjeçar është një dëshirë e hershme e kuqezinjve. Në Europë ai e ka nisur te Granada në Segunda Divizion, për të kaluar në Serie A te Lecce. Në fakt ai ishte blerë nga Udinese, që e dërgoi në huazim te këto ekipe dhe në verën e vitit 2012 veshi fanellën e bardhezinjve. Shënoi 11 gola në sezonin e parë me ta, ndërkohë që për të pati oferta të shumta, derisa e bleu Sampdoria. Verën e shkuar Sevilla pagoi 20 milionë euro.

Milani e ka kërkuar edhe më parë dhe tanimë është kthyer sërish në modë. Por pse duan pikërisht Muriel kuqezinjtë? Kostoja është një nga arsyet dhe për kolumbianin nuk duhet një shumë e madhe për ta transferuar. Nuk është se shënon shumë gola, këtë vit në Spanjë ka realizuar 7 herë, duke luajtur në 16 ndeshje si titullar (26 në total) në La Liga. Sulmuesi ka cilësia të mira teknike dhe Gattuso kërkon lojtarë të tillë në skuadrën e tij, ndërkohë që kolumbiani mund të luajë shumë mirë si sulmues i parë dhe i dytë.

Besohet shumë që ai mund të shpërthejë dhe një faktor tjetër që shtyn Milanin për ta blerë është fakti që ai e njeh shumë mirë kampionatin italian. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar, pasi kuqezinjtë e kanë parë shumë mirë se si Andre Silva e ka pasur të vështirë në Seria A dhe i ëshët dashur kohë e gjatë për të realizuar golin e parë. /EDS/

Katalanasit shamitë gati, Iniesta merr vendimin e madh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Prill 2018 11:52
Kapiteni vendos për të ardhmen

Andres Iniesta do t’i japë lamtumirën Barcelonës në ndeshjen e 20 majit që do të luajnë ndaj Real Sociedad. Siç shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, kapiteni blaugran do të luajë takimin e fundit me fanellën e gjigantëve të La Liga-s.

33-vjeçari pritet të dalë në një konferencë për shtyp ditën e premte para gazetarëve ku do të shpallë edhe vendimin e tij për të ardhmen. Sipas kontratës që lojtari ka nënshkruar vitin e kaluar, me 6 tetor me Barçën, afati për të vendosur nëse do të ikë apo do të qëndrojë është deri më 30 prill.

Më 11 maj, mesfushori feston edhe ditëlindjen e tij të 34-ët, duke e mbyllur aventurën në kampionatin spanjoll me dy trofe me shumë rëndësi, siç titulli i La Ligas dhe Copa del Rey. Lojtari do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin kinez për tre vitet e ardhshme.

Në ndeshjen e fundit të mbylljes së kampionatit ndaj Real Sociedad, klubi ka përgatitur ceremoninë falënderuese dhe përshëndetëse për Iniesta. 33-vjeçari do të mbajë fjalimin e tij të fundit për tifozët dhe shokët e ekipit në fushën e blertë para se të lërë përfundimisht “Camp Nou”.

Ai është pjesë e Barcelonës që nga viti 2002, ku në 435 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 35 gola. /EDS/