REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Prapaskenat e negociatave ndërmjet dy klubeve

Ja ku ngecën bisedimet ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit për Çinarin

12 Janar 2018 16:40

Vllaznia ka fituar “ndeshjen” e parë me Partizanin. Mesfushori Erald Çinari nuk do të lëvizë nga kuqeblutë. 21-vjeçari ka pasur pas vetes ekipin kryeqytetas, por gjërat kanë ngecur në vendnumëro dhe duket se situatat nuk do të ndryshojnë.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë me dije për Eduasportin.com se drejtuesit e kuq kanë pasur kontakte me drejtuesit e Vllaznisë në lidhje me mesfushorin Çinari. Të kuqtë kanë dashur lojtarin, por nuk kanë paguar për kartonin e tij. Shkodranët nuk e kanë pranuar këtë opsion dhe ja kanë bërë të qartë kryeqytetasve: Çinari nuk lëviz!

Partizani po zhvillon përgatitjet në Antalia të Turqisë, Çinari në Ulqin me Vllazninë. Arritja e një marrëveshjeje duket shumë e vështirë, pavarësisht dëshirës së të dyja palëve. Lojtari dëshiron të provojë një aventurë të re, ndërsa të kuqtë e mirëpresin, por gjithçka është bllokuar nga drejtuesit shkodran. Ku i dihet, nën zë flitet se ka ndikuar edhe Fushaj për bllokimin e tij... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi firmosi kontratën me “demat”, zbuloni detajet

Partizani bën konfuz tifozët, çfarë pozicioni ka Ramadani?

23 Janar 2018 17:29

Partizani zyrtarizoi lojtarin e tretë për ditën e sotme. Sulmuesi Emran Ramadani firmosi kontratën me të kuqtë duke u bërë zyrtarisht lojtari i ri i të kuqve. Lojtari u afrua nga ekipi i Renova-s në ligën maqedonase të futbollit.

27-vjeçari hodhi firmën në kontratë për 2 vite e gjysmë. Kryeqytetasit kanë filluar të marrin formë pas goditjeve të fundit. 15 herë kampionët e vendit  kanë publikuar edhe fotot e Ramdanit me fanellën e “demave”.  Në fakt, konfuzion ka sjellë prezantimi i rolit të futbollistit, pasi lojtari është sulmues, ndërsa klubi e zyrtarizon si mesfushor.  

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Emran Ramadanin. Mesfushori 25 vjeçar, pjesë e ekipit të Renovës nga viti 2013, ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me 15-të herë kampionët e vendit për dy 2 vite e gjysmë. Mesfushori nga Tetova , pas firmës së hedhur në kontratë, është zyrtarisht lojtar i Partizanit. #MirsevjenNëFamiljenEKuqeEmran”, - shkruhet në njoftimin e klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Mbrojtësi firmosi kontratë afatgjatë me “demat”

Biznes perfekt! Partizani zyrtarizon “grabitjen” e merkatos

23 Janar 2018 16:38

Skuadra e Partizanit zyrtarizon lëvizjen e dytë për ditën e sotme. Mbrojtësi i perspektivës, Senad Hysenaj, ka nënshkruar firmën me “demat” duke qenë lojtari më i ri i kryeqytetasve. 18-vjeçari u largua nga Akademia e Vllaznisë dhe iu bashkua kryeqytetasve që paguan edhe taksën e formimit për të në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Klubi i kuq zyrtarizoi lëvizjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Hysenaj u prezantua në zyrat e klubit madje bëri edhe fotot zyrtare me klubin kryeqytetas. Ai firmosi një kontratë për 3 vite. I riu stërvitej prej 3 ditësh me ekipin e "demave". Shkodrani bindi teknikun Sulejman Starova me cilësitë që shfaqi në fushën e lojës.  

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Senad Hysenaj. Drejtuesit dhe mbrojtësi 19 vjeçar kanë firmosur sot kontratën e bashkëpunimit mes palëve , e cila e konfirmon lojtarin shkodran pjesë të 15-të herë kampionëve të vendit deri në vitin 2021. Pas firmës së hedhur në kontratë Hysenaj ka bërë prezantimin zyrtar në ambientet e klubit. #MirsevjenNëFamiljenEKuqeSenad”, - shkruan klubi i kuq në njoftimin për lojtarin. /EDS/

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tashmë ndodh edhe zyrtarisht

Ftesë për në “ferr”, a do të shkojë Duka?

23 Janar 2018 15:53

Armand Duka ka miqtë dhe armiqtë e tij, por e sigurt është që në Vlorë simpatizantët i ka të paktë, për të mos thënë që nuk ka asnjë. Në stadiumin “Flamurtari” nuk kanë munguar sharjet për numrin një të Federatës, por edhe banderolat ironizuese.

Të premten luhet Flamurtari-Partizani prej orës 17:00 dhe në stadium do të jetë edhe kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino. Para disa ditësh,  Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, i bëri një ftesë publike Armand Dukës për të ndjekur ndeshjen përkrah rivalit të tij, ndërkohë që tani kreu i klubit vlonjat ka hedhur hapin tjetër.

FSHF ka mbërritur ftesa dhe tashmë mbetet në dorë të Dukës nëse do të shkojë apo jo. E sigurt është që do të ketë reagime nga Vlora sido që të vendosë. Një “thikë me dy presa” për presidentin aktual të FSHF-së. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy talente nën urdhrat e Starovës

Talenti korean i Austrisë, në provë te Partizani

23 Janar 2018 13:59

Dy futbollistë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starovës në seancën e sotshme stërvitore. I pari vjen nga Austria dhe luan si mesfushor qendror dhe në fakt duket e habitshme se si futbollisti ShpresaveKoresë së Jugut po testohet te kryeqytetasit, aq më pak që po luante në elitën e futbollit austriak.

Jin Hyun Lee është nën pronësinë e FC Pohang Steelers, kampione e Koresë së Jugut. 20-vjeçari në pjesën e parë të këtij sezoni ka luajtur te Austria Wien-ës. Aty ka bërë mirë, teksa është aktivizuar në 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Klubi austriak e ka huazuar mesfushorin me të drejtë blerje dhe e ka nën kontratë deri në qershor.

Një tjetër i huaj po vëzhgohet nga stafi teknik i të kuqve. Henry Okebugu vjen nga skuadra e Egnatias. Sulmuesi nigerian po luan rregullisht me rrogozhinasit, por nuk ka shënuar dot asnjë gol. Bëhet fjalë për një lojtar të ri, vetëm 19 vjeç, që mund t’u shërbejë të kuqve dhe për të ardhmen./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment