Ja kur rikthehet Neuer

Që prej muajit shtator Manuel Neuer nuk ka qenë në fushë për formacionin e Jupp Heyneckes. Ai pësoi dëmtim dhe ekzaminimet treguan për probleme të kockës metatarsale.

Gazeta “Bild” dhe revista “Kicker” shprehen të sigurta se portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do të jetë shumë shpejt gati për lojë dhe do ta kalojë dëmtimin e përsëritur në kockën metatarsale.

Kapiteni i rekordmenëve për herë të parë ka filluar të stërvitet në palestër duke ushtruar peshë të plotë mbi këmbën e operuar, diçka që nuk ndodh prej disa muajsh.

Rikthimi i tij me aq sa thuhet deri tani është çështje javësh. Pra, në rastin mesatarisht më të keq, Neuer do të jetë titullar në fundin e muajit mars. Kjo do të thotë se pjesëmarrja e tij në Botërorin e Rusisë nuk diskutohet. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan