Ja kush janë dy alternativat për të zëvendësuar Jupp Heynckes

Ja kush janë dy alternativat për të zëvendësuar Jupp Heynckes

Jupp Heynckes edhe nëse përsërit tripletën me Bayern Munich në fund të sezonit do të largohet nga bavarezët, pasi e ndjen veten të “moshuar”.

Gjatë kësaj periudhe janë lakuar shumë emra për të marrë vendin e tij, por deri tani mbeten thjesht spekulime.

Sipas prestigjozes gjermane “Kicker”, drejtuesit e Bayern-it kanë dy emra në listën e tyre për të zëvendësuar Jupp Heynckes.

Një prej Julian Nagelsmann dhe Niko Kovaç do të fitojë vendin e punës në “Allianz Arena” për sezonin e ardhshëm.

Është ende herët për të bërë parashikme, por bavarezët kanë treguar se gjërat e rëndësishme i mbyllin shumë kohë më parë.

Mjafton të kujtoni rastin e fundit me spanjollin Pep Guardiola.