Ja kush janë shtatë lojtarët që kanë veshur fanellën e Bayern dhe Real

Real Madridi dhe Bayern München kanë luajtur kundër njëri-tjetrit më shumë se çdo dyshe tjetër në historinë e Champions League, por interesant është fakti, qëvetëm shtatë lojtarë kanë përfaqësuar të dyja klubet gjatë karrierës së tyre. Tre nga shtatë prej tyre do të marrin pjesë në këtë gjysmëfinale të Champions League, më vonë gjatë këtij muaji, ndërsa katër të tjerë kanë lëvizur nga të dyja klubet, ndërsa e kanë mbyllur karrierën. Më poshtë, mund të lexoni emrat e shtatë lojtarëve të veçantë, që kanë përfaqësuar Bayern Munchen dhe Real Madridin gjatë karrierës së tyre.

Paul Breitner – Gjermani u shpërngul në Real Madrid nga Bayern, pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.

Ze Roberto – Ky brazilian ishte pjesë e skuadrës që fitoi trofeun e shtatë të Champions League me fanellën e Real Madridit.

Arjen Robben – Ai është anëtar i skuadrës së tanishme të Bayern, pasi kishte kaluar dy sezone në Real Madrid, holandezi u transferua te kampionët e Gjermanisë duke u kthyer në një lojtar tepër të rëndësishëm.

Hamit Altntop – Ai pati pesë sezone mbreslënëse në Bayern, por më pas u transferua në kryeqytetin spanjoll, ku luftoi për një vend në formacionin titullar. Aventura e tij zgjati shumë pak.

Toni Kroos – Mesfushori gjerman pasi fitoi tripletën me Bayern, u bashkua me Real Madridin. Tani vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Drejtuesit e Bayern janë penduar që e lejuan gjermanin të bashkohej me “Los Blancos”.

Xabi Alonso – Pas pesë viteve të shkëlqyera në Madrid, e mbylli karrierën e tij në Bavari. Ai mori vendin e Kroos në ekipin e Bayern.

James Rodriguez – Mesfushori kolumbian aktualisht është në Bayern me formulën e huazimit nga Real Madrid. Verën e kaluar ai u largua si dështim, por tani po shkëlqen dhe kjo falë trajnerit Jupp Heynckes. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan