Ja pse LeBron James meriton të quhet Mbreti | VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 14:11
Shikoni çfarë ka bërë basketbollisti

Edhe një herë tjetër LeBron James vërtetoi përse i kanë vendosur nofkën “Mbreti”. Ylli i Cleveland Cavaliers bëri një veprim fantastik në ndeshjen kundër Los Angeles Lakers, të cilët këta të fundit e fituan me rezultatin 127-113. Që klasi i tij si basketbollist nuk diskutohet kjo nuk është diçka e re, por 33-vjeçari vazhdon të befasojë me ato çka bënë mbi parkët. Ylli i NBA në një moment gjatë lojës, pretendoi sikur do ia pasonte topin Kyle Korver që e kishte përballë, por në fakt ia pasoi një tjetër shoku skuadre, të cilin e kishte në të majtën e tij, pa e shikuar fare se ku ishte. Pasimi ishte aq perfekt sa topi shkoi direkt e në duart e Ante Zizic, i cili nuk gaboi përballë koshit, ndërsa kundërshtaret e tij mbeten të befasuar nga kjo manovër e James.

33-vjeçari mund të largohet nga Cleveland në fund të këtij sezoni dhe Lakers është një nga skuadrat favorite për të firmosur me 14 herë fituesin e All Star Game, nëse vërtetojnë se janë të aftë të konkurrojnë për trofe. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike