Ja si e përjetuan francezët triumfin e ‘Gjelave’ në Botëror

Mijëra njerëz pushtuan Kullën Eiffel dhe sheshin e Champ de Mars për të parë kombëtaren e tyre në aksion nëpërmjet një ekrani të madh. Por, kur mijëra e mijëra njerëz po mbushnin sheshin, policia e pa të arsyeshme që të mbyllte zonën për të pasur më tepër siguri.

Sipas raportimeve, fansat hodhën shishet drejt makinave të policisë dhe u përplasën me ata në rrugë përpara se triumfi të vinte. Policia e Parisit paralajmëroi: “Zona e fansave në Champ de Mars është plotë, për arsye sigurie iu pyesim juve që të mos qëndroni gjatë dhe të mos tentoni që të hyni në këtë zonë”.

Kur “Les Blues” u shpallën kampion të Botës për herën e dytë në historinë e tyre pas fitores kundër Kroacisë në Moskë, çdo gjë shpërtheu në festë. Tifozët që nuk patën mundësi që të shijonin këtë ndeshje në Rusi, patën mundësi që të shihnin këtë ngjarje në një ekran të madh që ishte vendosur pranë Kullës Eiffel dhe Champ de Mars.

Flamuri i Franës me ngjyra blu të bardhë e të kuqe dukej qartësisht në shpatullat e njerëzve ose i pikturuar në fytyrat dhe në pjesët e tyre të trupit. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan