Jadon Sancho mund ta zëvendësojë Neymarin te PSG-ja

10 Qershor 2019

Raportohet se Paris Sinat-Germaini është i gatshëm ta shesë Neymarin në këtë verë, duke e zëvendësuar me Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit.

BBC Sport raporton se skuadra franceze e ka ulur çmimin në 185 milionë euro, shumë kjo më e vogël sesa ka paguar në vitin 2017 për ta transferuar nga Barcelona.

Bëhet e ditur se PSG është duke tentuar ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi, mirëpo duhet të paguajnë rreth 150 milionë euro.

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Talenti anglez ka shkëlqyer te skuadra në sezonin që lamë pas, gjersa ka marrë vëmendjen e skuadrave, si Manchester United dhe Liverpool.

Lexo po ashtu: Spekulohet se Neymar po e kërkon largimin nga PSG

PSG është e gatshme që t’i ofrojë Sanchos një pagë dy herë më të larët se sa që fiton aktualisht te skuadra gjermane me një kontratë pesëvjeçare.

Parisienët janë në dijeni se Neymari e dëshiron largimin nga Parku i Princave, me Barcelonën dhe Real Madridin që janë të interesuara për transferimin e brazilianit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com