Jadon Sancho mund të sanksionohet për mbishkrimin nën fanellën e tij “Drejtësi për George Floyd”

01 Qershor 2020

Jadon Sancho mund të ndëshkohet nga Bundesliga për shkak të protestës së tij në golin e parë të shënuar ndaj Paderbornit.

Anësorit anglez iu dha një karton i verdhë për heqjen e fanellës në fitoren 6-1 të Borussia Dortmundit ndaj rivalit të ligës gjermane, e që nën fanellë shkruhej “Drejtësi për George Floyd”.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Achraf Hakimi që po ashtu kishte mbishkrimin, mirëpo ai nuk e kishte hequr fanellën.

Paderborn vs Dortmund (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ato veprime erdhën disa orë pas veprimit të anëtarit të Borussia Monchegladbachut, Marcus Thuram, që po ashtu iu bashkua fushatës kundër vrasjes së afro-amerikanit nga policia në Amerikë.

Sot (e hënë) Bundesliga ka konfirmuar se festa e Sanchos mund të ndëshkohet, pasi me rregulla të reja si pasojë e coronavirusit, një lojtari i ndalohet të zhvesh fanellën. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com