Jadon Sancho ose “Messi i Bundesligës”: 19-vjeçari që po magjeps Gjermaninë me lojën e tij të jashtëzakonshme

07 Gusht 2019

Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri duke fituar në Superkupën e Gjermënisë.

Ata e mposhtën Bayern Munichun me rezultat të pastër, 2-0.

Ishte trofeu i parë i Lucuien Favre nën drejtimin e milionerëve, të cilët duan të lufojnë edhe për titull këtë edicion.

“Donim ta fitonim gjithsesi këtë ndeshje”, kishte thënë Favre pas ndeshjes.

Karta e fshehtë e Favre dhe Borussia Dotrtmund në këtë ndeshje ishte Jodon Sancho.

Shumë driblime, i shpejtë me top dhe vrasës para porte. Për disa moment, 81 mijë shkuesit e e pranishëm menduan se ishin duke e parë Lionel Messin me fanellën e Dormundit.

Një krahasim i largët, por dhe i vërtetë, të paktën për atë ndeshje, pasi ajo çfarë bëri talenti anglez ishte e madhe.

“Mbrojtësit e Bayernit ishin shumë të frikësuar kur Sancho e kishte topin në këmbë”, tregon Axel Witsel.

19–vjeçari ishte i papërmbajtshëm në krahun e djathtë, duke u përfshirë në të dy golat e shënuar nga Borussia.

Në të parin, ai arrin dribloi tre apo katër lojtarë duke pasuar në fund për Paco Alacaser , i cili shënoi në portën e Manuel Neuer.

Në aksionet vijuese, anglezi e mori përsipër të shënonte vetë, duke shënuar nën këmbet e portierit gjerman.

Favre e largoi Sanchon nga loja para fundit, ku talenti i madh mori shumë duartrokitje.

Në fund ai e fitoi Kupën dhe e qoi në qiell.

Dortmundi për lojtarin do hiq më pak se 100 milionë euro dhe kartoni i tij mund të shkojë në rritje.

Te Manchester City kur e shikojnë me siguri janë shumë pishman që e kanë lënë të largohet një talent kaq të madh, më të mirën e gjeneratës së tij, pa dyshim.

Mund të mos jete Messi, por një lojtar që do të na argëtojë shumë në vitet e ardhshme, po lind te Borrusi Dortmund. /Telegrafi/

www.telegrafi.com