” Jam i zhgënjyer, nuk vijmë këtu për të humbur 3-1″

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, nuk e kishte pritur një humbje 3-1 përballë Bayern-it. Pavarësisht se Neymar me shokë siguruan kreun e grupit B me 15 pikë në 6 ndeshje, bosi i naftës sot nuk u shfaq aspak i kënaqur me performancën e skuadrës, siç tha në “beIN Sports”. Ai madje ka frikë se Champions League do të jetë shumë e vështirë më tej, nëse trajneri Unai Emery nuk i nxit yjet e tij të japin më shumë.

“Nuk luajtëm fare mirë. Jam i zhgënjyer me rezultatin, ashtu si edhe me cilësinë e lojës, sidomos në pjesën e parë. Në 45’ e dyta ishim më mirë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të marrë barazimin. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, nuk vijmë këtu për të humbur 3-1. Jam optimist për të ardhmen, por nuk dhamë gjithçka në këtë ndeshje. E mbyllëm në vendin e parë, dakord, por duhet të jemi shumë të përgatitur për fazën tjetër”, – deklaroi numri 1 i klubit parisien.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan