James: Asnjëherë nuk kam pasur problem me Zidanen, Ancelotti ndër trajnerët më të mirë që kam pasur

26 Shkurt 2019
James: Asnjëherë nuk kam pasur problem me Zidanen, Ancelotti ndër trajnerët më të mirë që kam pasur

Mesfushori i Bayern Munich, James Rodriguez ka insistuar se asnjëherë nuk ka pasur problem me trajnerin francez Zinedine Zidane sa ishte te Real Madridi.

Mungesa e minutave nën drejtimin e Zidanes e detyruan lojtarin të largohej drejt Bayern Munichut.

Në një intervistë të dhënë për revistën Bocas, James flet për karrierën e tij dh tregon disa gjëra interesante.

“Nuk kishte asnjë problem me Zidanen, ai është një djalë i mirë”, ka thënë fillimisht kolumbiani.

James Rodriguez e Zinedine Zidane . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ai zgjedh trajnerët më të rëndësishëm që ka pasur. “Trajnerët më të rëndësishëm për mua ishin Julio Cesar Falconi, Carlo Ancelotti dhe Jose Pekerman”.

“Kur Pekerman erdhi te Kolumbia, nuk kishte mentalitet fitues dhe me të ndryshoi”.

Jose Pekerman me James Rodriguez e Radamel Falcao . (Photo by Luis Ramirez/Getty Images)

“Ai ndryshoi mentalitetin dhe gjithnjë na duhej të fitonim, kështu që është trashëgimia e tij: ai e ndryshoi plotësisht futbollin tonë”, deklaron James.

Lexo po ashtu: Jo vetëm Isco dhe Icardi probleme me klubet – Pesë super yje që janë 'harruar' nga klubet e tyre dhe po e presin afatin kalimtar veror

Ish- sulmuesi i Portos,  gjithashtu u përpoq të fliste për vetën kur e sheh në pasqyrë.

“Unë e konsideroj veten një person të qetë, dikush që gjithmonë dëshiron të jetë rreth popullit të tij dhe ndjej se jam një njeri i mirë”.

James Rodriguez (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Momenti më zbavitës i intervistës erdhi kur u pyet për ekipin që ai zgjedh kur ai luan FIFA në PlayStation.

“Së pari gjithmonë marr Bayernin ose Madridin dhe së dyti, gjithmonë dëshiroj të fus në lojë James Rodriguez . Unë përpiqem të shënoj me atë yll!”, ka thënë ai duke qeshur.

Huazimi i tij te Bayern Munich përfundon kërë sezon dhe në verë do të dihet e ardhmja e tij. /Telegrafi/ 

www.telegrafi.com