James bën çorap Luftëtarin, Lilaj vulos rezultatin

Skënderbeu i mbylli me rezultatin 2-0 pjesën e parë kundër Luftëtarit. Kryesuesit e kampionatit nuk patën shumë vështirësi, pasi gjetën rrugën e golit dy herë. Ishte James që hapi suksesin e vendasve, ndërsa Lilaj “kapitulloi” miqtë.

Ekipi kryesues i kampionatit u vu në zotërim të ndeshjes që në minutat e para të takimit. Luftëtarit nuk u shfaq aspak i fuqishëm në stadiumin e Skënderbeut. Të besuarit e Dajës bënë direkt autokritikë pas barazimit me Teutën, ndërsa Luftëtari humbet pas fitores me Kukësin. James bëri çorap mbrojtjen e Luftëtarit në minutën e 33-të, ndërsa Lilaj vulois shifrat me një penallti të fituar në minutën e 44-të të pjesës së parë.

Skuadra e trajnerit Hasan Lika ka dhe 45-minuta në dispozicion për të kthyer rezultatin, ndërsa vendasve i mbetet të administrojnë ndeshjen. Duket një mision mjaft i vështirë për miqtë që me mungesat e Shkurtajt dhe Bregut janë dukshëm të pafuqishëm. Loja sulmuese e miqve ka rënë ndjeshëm, ndërsa Shehi ka qëndruar si turist në pjesën e parë. /EDS

Kategoria Superiore – Java 26

E shtunë, më 18 mars 2018, ora 17:00

Skënderbeu – Luftëtari 2-0
Shënues:
James 33′, Lilaj 44’
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe. Trajner: Ilir Daja
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rapo, Rroca, Liçaj, Abazaj. Trajner: Hasan Lika
Gjyqtarë: E. Sino 
Kartonë të verdhë: Radas 38′ / Aleksi 38′, Abazaj 44′

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan