James Rodriguez afër marrëveshjes me Napolin

10 Qershor 2019

James Rodriguez thuhet se është shumë afër të transferohet te Napoli nga Real Madridi në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori kolumbian ishte në huazim për dy sezone te Bayern Munichu, mirëpo dështoi ta tregonte veten, duke u rikthyer sërish në Spanjë.

Los Blancos nuk e kanë në plan Jamesin për sezonin e ri, andaj më shumë preferojnë që ta shesin atë gjatë afatit kalimtar.

James Rodriguez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Corriere dello Sport raporton se kolumbiani është pajtuar të transferohet te Napoli, ndërsa pritet që Real Madridi ta ulë çmimin e tij.

Lexo po ashtu: Reali mund t'i largon Iscon, Balen dhe Jamesin për t'i transferuar dy yje të tjerë

Skuadra spanjolle ka kërkuar 42 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo kjo vlerë pritet të ulet në momentin që lojtari arrin marrëveshje personale me napolitanët.

Rodriguez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare te Napoli, me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

www.telegrafi.com