James Rodriguez pritet të kalojë në Serie A, pas përfundimit të sezonit

17 Tetor 2018

Kritikat ndaj James Rodriguez për shkak të performancës gjatë këtij sezoni me Bayern Munich, nuk e kanë zbehur interesimin nga klubet e tjera të mëdha. Juventus është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.

“Zonja e Vjetër” ka filluar të studiojë mundësitë për një transferim të Jam Rodriguezit gjatë merkatos së vitit të ardhshëm, ku drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro. Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi pritet të mbështetet te Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur te Real Madrid me kolumbianin, disa sezone më përpara. Për më tepër, sulmuesi portugez dhe kolumbiani kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes.

Megjithatë, fjalën e fundit e ka Bayern Munich, ku James ndodhet në sezonin e fundit si huazim nga Real Madrid. Klubi gjerman ka opsionin për të blerë kolumbianin, dhe nëse e aktivizon, atëherë James do të mbetet aty deri në vitin 2022. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan