Javë e ngarkuar në Serie A: Juve, Roma e Milan pritet t'i prezantojnë trajnerët

10 Qershor 2019

Kjo javë pritet të jetë e ngarkuar në Serie A, pasi Maurizio Sarri mund të prezantohet te Juventusi, Marco Giampaolo te Milani dhe Paulo Fonesca te Roma.

Tre klubet italiane janë aktualisht pa trajnerë, pasi ditë më parë i shkarkuan ata që ishin në detyrë, ndërsa sot (10 qershor) pritet zyrtarizmi i trajnerëve të rinj.

Bëhet e ditur se Chelsea do ta konfirmojë largimin e Maurizio Sarrit, i cili do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës së Juventusit.

Maurizio Sarri (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër thuhet se do t’i paguajë skuadrës londineze rreth nëntë milionë euro për ta liruar strategun italian nga kontrata, edhe pse u mendua se në marrëveshje mund të ofrohej Gonzalo Higuain.

Lexo po ashtu: Giampaolo gjendet në Milano, gati të nënshkruaj kontratën me Rossonerët

Giampaolo po ashtu pritet t’i ndajë rrugët me Sampdorian, sërish me një çmim të vogël, kështu që mund ta marrë drejtimin e Milanit.

Roma ka arritur marrëveshje me trajnerin Fonesca, që po largohet nga Shakhtar Donetsku, ndërsa Giallorossët do ta prezantojnë atë pas 48 orësh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com