Jean-Philippe Gbamin mund të transferohet te Arsenali

08 Shkurt 2019

Jean-Philippe Gbamin nuk e ka mbyllur derën për një lëvizje në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi 23-vjeçar dhe mesfushori shkatërrues tashmë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet në këtë sezon te Mainzi.

Jean-Philippe Gbamin (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë raportohet se po kërkohet nga skuadrat kryesore të ligës elitare angleze dhe posaçërisht Arsenali, i cili është i gatshëm të paguaj 35 milionë euro.

Por, klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë futbollistin e tyre, Gbamin do të merr hap të njëanshëm duke shfrytëzuar klauzolën e largimit.

“Unë në thelb ndjehem gati për hapin e ardhshëm dhe mund ta imagjinoj fillimin e një kapitulli të ri. Përmes arritjeve të mia, kam bërë që klubet të vetëdijesohen për mua. Unë e shoh një shans të mirë për të shkuar më tutje rreth zhvillimit tim sportiv dhe personal”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

“Por, në këto momente unë po jap 100 për qindshin për Mainzin dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mira. Çfarë do të ndodhë pas sezonit, ne duhet të presim dhe të shohim”, tha futbollisti.

Ndryshe, Gbamin deri më tani ka pasur 53 paraqitje për klubin gjerman dhe nuk ka realizuar ndonjë gol. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan