Jesus, edhe pse i dëmtuar, di si të shetisë në qytet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 11:19
Sulmuesi brazilian

Gabriel Jesus, ka gjetur mënyrën se si të shëtisë në qytet pavarësisht gjurit të tij të dëmtuar. Sulmuesi 20-vjeçar mbeti i dëmtuar në prag të Vitit të Ri dhe u detyrua që të qëndrojë gjashtë javë jashtë fushe gjersa të shërohet plotësisht nga lëndimi.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar lojtarin që të dalë jashtë dhe të vizitojë qytetin përreth.

Ditën e djeshme, 20-vjeçari u pa teksa lëvizte me skuterin e tij në Manchester në një qendër tregtare dhe është filmuar nga miqtë e tij. Gabriel po kujdeset që të kalojë dëmtimin dhe të rikthehet në urdhrat e teknikut Pep Guardiola sa më shpejt. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike