Jeton me frikën e Covid-19 në Shqipëri, futbollisti i Tiranës mezash vendit të tij: Nuk është shaka

17 Mars 2020

Jeton dhe punon në Tiranë dhe për këtë arsye, futbollisti ganez Winful Cobbinah po përjeton në vetë të parë situatën e vështirë që po kalon vendi ynë me përhapjen e shpejtë të Coronavirus. Edhe ai qëndron i izoluar në banesën e tij, teksa me anë të një interviste për radion “Asempa FM”, më e njohura në kryeqytetin ganez Accre, mesfushori ka paralajmëruar bashkëkombësit e tij për rrezikun e këtij virusi. “Unë mendoj se ganezët e kanë marrë me shaka, një çështje e cila është shumë serioze. Koronavirusi nuk është një shaka siç e marrin shumë veta.

Untitled

Unë kam parë video dhe kam lexuar në rrjetet sociale se si njerëzit qarkullojnë lajme të rreme dhe bëjnë shaka me Koronavirusi, por dua t’iu them se kjo nuk është një shaka. Kështu nisi edhe në Shqipëri pak nga pak dhe numri u rrit në vazhdim dhe për këtë arsye në Ganë nuk duhet të bëjnë shaka me këtë. Pleqtë në vendin tonë duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi nëse preken është shumë e rrezikshme. Në Shqipëri nëse ne na duhet ndonjë gjë atëherë thjesht duhet të telefonojmë menaxhmentin ose mjekët e klubit dhe ata do na sigurojnë çdo gjë, tani për tani jam shumë i sigurt. Lutemi që kjo të kalojë shumë shpejt sepse askush nuk po mundet të dalë jashtë, ne jemi të gjithë brenda ku hamë së bashku”, ka thënë Cobinna.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan